Paris Hilton ka treguar se është ‘zemërthyer’ për shkak të Britney Spears, e cila kontrollohet për 12 vite me radhë.
39-vjeçarja e cila së fundmi ka publikuar dokumentarin me keqtrajtimin që është bërë gjatë fëmijërisë, tashmë ndan dhimbje për miken e saj, shkruan Mirror.
Sipas Sunday Times, Paris ka thënë se nuk është e drejtë që këngëtarja të jetë nën kontroll për kaq kohë të gjatë.
Kjo vjen, pasi është raportuar për kontrollin që ka babai i Britney ndaj saj, e cila do të vazhdojë deri në vitin 2021.
“Më dhemb në shpirt që disa persona duhet të kenë kontroll mbi të”, është shprehur bukuroshja bionde.
Ndërkaq, Jamie Spears ka pasur qasje në vendimet e artistes që nga viti 2007, që përfshin vendimet e karrierës dhe financat. /Telegrafi/