Site icon Telegrafi

Pasi u infektua me COVID-19, Almeda Abazi thotë se ndihet më mirë

Almeda Abazi Foto: Instagram/almeda92

Aktorja e njohur, Almeda Abazi, ditë më parë bëri të ditur se është infektuar me COVID-19.

Jo vetëm ajo, por e tërë familja e saj u infektuan, derisa partneri Tolgahan Sayisman, u lirua nga spitali pasi gjendje e tij u përmirësua.

Derisa fansat e saj janë tejet të interesuar për shëndetin e saj, Almeda është përgjigjur në rrjete sociale.

Foto: Instastory

Bukuroshja brune solli një imazh të vetes, teksa bënte të ditur se tashmë po ndihet më mirë.

“Më në fund ndjehem pak më mirë sot, faleminderit të gjithë që keni pyetur”, ka shkruar ajo.

Abazi përndryshe është në muajt e fundit të shtatzënisë, teksa pritet në sjell në jetë fëmijën e dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version