Valdrin Mustafa më në fund ka konfirmuar një lajm të mirë, pas infektimit me coronavirus.
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës U-21 ditë më parë konfirmoi se ishte prekur nga pandemia botërore, derisa ishte kontaktuar edhe nga FFK-ja.
Mustafa në një njoftimin në llogarinë e tij në Instagram ka bërë të ditur se ai ndihet mirë dhe në ditët në vijim do të bëjë edhe një test kundër coronavirusit.
“Të dashur miqë, së pari ju faliminderoj të gjithve nga zemra për gjitha mesazhet e juaja që në këtë kohë të vështir më kanë dhanë forcë dhe shpresë mua dhe Families time”, ka shkruar anëtari i Hannoverit.
“Dua tju informoj gjithashtu qe tash unë mirë jam, dhe shpresoj që pas testit Final qe do ta bëj ditët në vijim, do muj të ju rrefej që edhe këtë sfid e mbarova me sukses”, ka shtuar më tej ai.
Valdrini është bërë lojtari i parë shqiptar që është prekur nga coronavirusi, derisa të tjerët nëpër botë vazhdojnë të jenë në vetëizolim. /Telegrafi/