Telegrafi

Pasi u grind me të dashurën që e akuzonte se po pinte shumë alkool, burri kryen vetëvrasje dhe e transmeton ngjarjen live në Facebook (Video)

Një burrë kishte vendosur telefonin e mençur në kapakun e motorit të veturës dhe kishte qëlluar veten me revole në kokë, ndërsa ngjarjen e tmerrshme e ka transmetuar live në Facebook.

Naphattarakul Phachayakan ishte grindur me të dashurën e tij, e cila e akuzonte se po pinte shumë alkool me shokë, transmeton Telegrafi.

Ajo ishte larguar nga shtëpia të cilën e ndante me të në Samut Prakan të Tajlandës, por Naphattarakul piu në masë të madhe alkool dhe më pas shkoi në parking dhe hapi Facebookun.

37-vjeçari shihet duke mbajtur një revolver në dorë të cilin më pas ia drejton vetes në kokë, dhe pa u menduar dy herë ia tërheq këmbëzën dhe bie i vdekur në tokë.

Ndërkaq, policia me të mbërritur në vendin e ngjarjes e kuptuan se Facebook ende po transmentonte live ngjarjen. Në vendin e ngjarjes menjëherë u shfaq edhe e dashura e tij.

“Nuk është e vërtetë. Nuk e di si ka mundur ta bëjë këtë, nuk po e kuptoj. Unë thjesht doja të shkoja diku tjetër për të fjetur. Është faji im”, ka deklaruar e dashura e tij e cila nuk mund të ndalte lotët. /Telegrafi/