Telegrafi

Pasi u fotografua në shoqëri të biznesmenit shqiptar, Pamela në lidhje me një futbollist?

Pamela Anderson është fotografuar duke shijuar një darkë me futbollistin Adil Rami, në jug të Francës.

Aktorja 49-vjeçare, e cila përflitet se është në një lidhje me themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, ishte veshur me një fustan me lule që tregonte format e saj të mrekullueshme në takimin e saj me sportistin 31-vjeçar.

Lexo po ashtu Pamela fotografohet duke dalë nga hoteli me biznesmenin shqiptar (Foto)

Në dalje të restorantit, Pamela dhe Adil kanë mbajtur pak distancë nga njëri-tjetri dhe më pas janë bashkuar nga disa miq të tjerë.

Pavarësisht se nuk ka asnjë konfirmim për këtë lidhje, një gjë është e sigurt, dyshja ka shijuar në maksimum shoqërinë e njëri-tjetrit.

Para një muaji, aktorja u fotografua në shoqërinë e biznesmenit shqiptar, Fatmir Hysenbelliu.