Pamela Anderson është fotografuar duke shijuar një darkë me futbollistin Adil Rami, në jug të Francës.
Aktorja 49-vjeçare, e cila përflitet se është në një lidhje me themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, ishte veshur me një fustan me lule që tregonte format e saj të mrekullueshme në takimin e saj me sportistin 31-vjeçar.
Në dalje të restorantit, Pamela dhe Adil kanë mbajtur pak distancë nga njëri-tjetri dhe më pas janë bashkuar nga disa miq të tjerë.
Pavarësisht se nuk ka asnjë konfirmim për këtë lidhje, një gjë është e sigurt, dyshja ka shijuar në maksimum shoqërinë e njëri-tjetrit.
Para një muaji, aktorja u fotografua në shoqërinë e biznesmenit shqiptar, Fatmir Hysenbelliu.