Çifti bashkëshortor që kishin zënë kujdestaren e binjakeve të tyre duke i rrahur në mënyrën më brutale të mundshme, është gjetur pa shenja jete e varur në qelinë e burgut ku vuante dënimin.
Elisa Villegas Sanchez ishte zënë duke i goditur vazhdimisht binjaket, dhe këtë gjë e kishin dokumentuar pamjet e filmuara nga kamerat e fshehta të instaluara në shtëpinë e tyre, transmeton Telegrafi.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin Villegas Sanchez, duke i goditur me shkelma dhe shuplaka foshnjat në shtëpinë e tyre në Tlaxcala të Meksikës.
Ajo madje në një moment e godet vajzën e gjorë me telekomandë të televizorit në kokë, dhe më pas e përplas me fytyrë për dyshemeje.
Dhe pasi që këto pamje rrëqethëse u shpërndanë në masë të madhe në mediat sociale, policia filloi hetimet.
Villegas Sanchez u arrestua më 20 mars dhe u akuzuar për lëndim trupor. Ndërkaq, vetëm pasi kaloi 24 orë në qelinë e burgut, ajo është gjetur pa shenja jete e varur.
Ajo kishte përdorur çarçafët e shtratit për ta varur veten, ndërsa autoritet janë duke e hetuar rastin. /Telegrafi/