Site icon Telegrafi

Pasi u bënë me tre fëmijë, Sergio Ramos dhe Pilar Rubio do të martohen

Sergio Ramos po shijon pushimet verore pas përfundimit të kampionatit botëror të zhvilluar në shtetin rus.

Ai po shoqërohet nga e dashura Pilar Rubio, me të cilën ka tre fëmijë të shëndosh.

Por, futbollisti madrilen ka vendosur që dashurinë disavjeçare me prezantuesen televizive ta kurorëzojë me martesë.

Lajmin e ka zbuluar vetë lojtari i Real Madridit përmes llogarisë personale në Instagram teksa shihet çiftit në krah të njëri-tjetrit.

“Ajo tha PO. Do të të dua përgjithmonë”, ka shkruar Ramos në Instragram.

Ndryshe, 32-vjeçarin do ta shohim edhe sezonin e ardhshëm në fanellën e klubit të kryeqytetit spanjollit, Realit. /Telegrafi/

Exit mobile version