Telegrafi

Pasi u bë baba, Zayn Malik fillon me përgatitjet për projektin e ri

Zayn Malik (Foto: Getty Images/Guliver)

Këngëtari i njohur, Zayn Malik, para disa javës është bërë baba për herë të parë.

Ai së bashku me modelen Gigi Hadid sollën në jetë vajzën e tyre, imazhe të së cilës nuk i kanë bërë publike, shkruan Mirror.

Sidoqoftë kësaj, Zayn së fundmi ka mahnitur fansat e tij me disa postime në rrjetin social Instagram.

Zayn u pa i ulur në një stol guri në mes të një vendi pyjor me një këmishë të butë kadifeje të zbërthyer.

Ai po ashtu kishte vënë në pah edhe tatuazhin e ri në gjoks, për të cilin u komentua mjaft shumë.

Ish-pjesëtari i “One Direction” ishte i rrethuar me një ekip xhirimi, ndërsa bëhet e ditur se është në përpunim të projektit të ri. /Telegrafi/