Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Kampioni Golden State Warriors dhe nënkampioni i NBA-s, Cleveland Cavalier nuk kanë pasur ndonjë angazhim në NBA.
https://youtu.be/vXf7JQADbVk?t=1
Por, Houston Rockets që para 48 orëve befasoi Warriors ka shënuar fitoren e radhës, ku kësaj radhe triumfuan kundër Sacramento Kings.
Këta të fundit arritën të rivalizojnë gjatë gjithë ndeshjes Houstonit, por që në fund rezultati në semafor tregonte shifrat 105:100.
Basketbollisti më efikas në ndeshje ishte James Harden, i cili realizoi 27 pikë ndërsa dy më pak i shtoi Eric Gordon. Theksojmë se shkaku i një lëndimi ‘raketat’ nuk e patën në dispozicion Chris Paulin.
Në anën tjetër, lojtari më i mirë në fushë te “mbretërit” ishte Willie Cauley-Stein që shënoi 21 pikë gjersa Buddy Heild ngeci për dy pikë më pak.
Pas kësaj, Houston ka bilanc të pozitiv nga dy ndeshjet e zhvilluara deri më tani ndërsa Sacramento ka shijuar humbjen e parë në po aq ndeshje. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Detroit – Charlotte 102:90
Indiana – Brooklyn 140:131
https://youtu.be/W9ww3TSsVjw?t=3
Orlando – Miami 116:109
https://youtu.be/bWIKf49NL64
Washington – Philadelphia 120:115
https://youtu.be/ZVyiCy1psRY?t=1
Boston – Milwaukee 100:108
https://youtu.be/6fGWgRTpdC8?t=1
Memphis – New Orleans 103:91
Dallas – Atlanta 111:117
Utah – Denver 106:96
https://youtu.be/DMrj7sPMnOQ?t=3
San Antonio – Minesota 107:99
https://youtu.be/uxnAFhgsfVw
Phoenix – Portland 76:124
https://youtu.be/8OIJVuwD6RA?t=1