Site icon Telegrafi

Pasi t’i shihni këto fotografi, më nuk do të flini pa i larë dhëmbët (Foto)

Eksperti i kontrollit me mikroskop, Steve Gschmeissner i ka bërë këto fotografi nga që tregojnë se çfarë ka brenda gojës së njerëzve.

Pamjet e publikuara, që duken si ndonjë taban deti i mbuluar me alga, në fakt janë kampion që Gschmeissner i ka marrë nga goja tij me shtupë dhe i ka vënë në thjerrëzën e mikroskopit.

Imazhe e zmadhuara më se 10 mijë herë, janë të vizatuara me ngjyrë artificiale, për të treguar në detaje se çfarë jeton në dhëmbë, mishra dhe në pjesët e brendshme të faqeve,  transmeton Telegrafi.

Derisa një numër i madh i baktereve janë të padëmshme, madje ka të tilla që i nevojiten gojës, të tjerat janë shkaktarët kryesor të dëmtimit të dhëmbëve.

Në gojë jetojnë mbi 300 specie bakteresh, përfshirë Lactobastillus që është e lidhur ngushtë me dëmtimet dentare, si dhe Fusospirochete që shkakton sëmundjen e mishrave.

Ndërsa, disa baktere si Streptokoku kapen shpesh për mishra dhe faqe, por jo edhe në dhëmbë.

Sidoqoftë, pastrimi i rregullt i gojës, sidomos para gjumit, bën që një numër i konsiderueshëm i baktereve të largohen, në mënyrë që të mbrohen dhëmbët dhe higjiena e gojës. /Telegrafi/

Exit mobile version