Telegrafi

Pasi i tha po propozimit për martesë, braziliania rrëshqet dhe rrëzohet para partnerit

Një vajzë e re e cila disa sekonda pasi i tha “po” propozimit të partnerit për martesë, është rrëzuar pranë një ujëvare në momentin që dukej sikur gjithçka po shkonte sipas planit.

Videoja e filmuar në ujëvarën Friar në Ceara të Brazilit, Fabricio shihet duke ia treguar unazën e fejesës para kamerës para se t’i afrohet partneres Erica që qëndron në shkëmbim pranë ujit.

E derisa Fabricio gjunjëzohet para saj dhe i kërkon Ericas të martohen, ajo i thotë “po”, dhe pasi bën një hap përpara rrëshqet dhe rrëzohet në shkëmbinj.

Për fat të mirë nuk pëson ndonjë lëndim serioz, madje fillon të qesh me këtë moment që u regjistruar me kamerë.

Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa dyshja kanë bërë të ditur se ky kujtim “i ëmbël” do t’i përcjell tërë jetën. /Telegrafi/