Real Madridi fitoi ndaj Atletico Madridit në Wanda Metropolitano me rezultat 1-3 në La Liga.
Golin e dytë në takim erdhi nga Sergio Ramos (42′) nga pika e bardhë, ky ishte goli i gjashtë në kampionat për mbrojtësin.
Por, për 32-vjeçarin vazhdon të flitet edhe pas derbit kjo pasi ai te festa e golit bëri një imitim tallës për Antoine Griezmann.
https://www.youtube.com/watch?v=HMGcWHRHJiY
Kjo nuk ishte e gjitha nga spanjolli, ai pas ndeshjesh ka pëlqyer në Instagram një fotografi ku shikohet ai duke ushqyer ‘foshnjën Atletico’ pas humbjes.
Ndërsa në përshkrimin e imazhit shkruhej: “Vetëm merre L (L i referohet humbjes, por edhe festimit të Griezmann)”.
Ramos është një nga lojtarët më të urryer nga tifozët e Atleticos, por një nga më të dashurit për Los Blancos.
Përveç gashtë golave në La Liga këtë sezon mbrojtësi spanjoll ka shënuar edhe pesë gola tjerë në gara jashtë kampionatit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=DIJTFb7j9eQ