Shumica e njerëzve i hedhin në bërllok lëvoret e vezëve, por me këtë gjest ata i shmangin shumë përfitime shëndetësore.
Në fakt, lëvoret e vezëve janë burimi më i mirë natyral i kalciumit, dhe është shumë lehtë për trupin t’i tretë dhe absorboj, transmeton Telegrafi.
Veç kësaj, kalciumi i cili gjendet në lëvoret e vezëve është i njëjti kalcium me të cilin janë të ndërtuar eshtrat dhe dhëmbët tonë. Dhe, përpos që kalciumi nevojitet për eshtra të shëndetshëm, kalciumi gjithashtu është i mirë për nervat dhe muskujt.
Studime të shumta nga National Institutes of Health të SHBA-së, tregojnë se lëvoret e zvogëlojnë shtypjen e gjakut, e zvogëlojnë nivelin e kolesterolit, dhe padyshim që i forcojnë eshtrat.
Vetëm një lugë gjelle me lëvore të vezëve ju furnizon me 90 për qind të sasisë së rekomanduar të kalciumit që duhet ta konsumoni si të rritur, pasi që përmban rreth 1000 – 1,500 kalcium. /Telegrafi/