Site icon Telegrafi

Pasi shtie me revole në shtëpinë e fqinjës, i vë flakën shtëpisë së saj – gruan e tradhton kamera e sigurisë (Video)

Një grua në Oklahoma është akuzuar për zjarrvënie, pasi i kishte djegur shtëpinë fqinjës, kurse gjithë këtë ngjarje e ka filmuar kamera e sigurisë e vendosur në shtëpinë e saj.

Kamera ka filmuar momentin kur ajo fillimisht shtie me revole në shtëpinë e fqinjës, dhe pas disa sekondave i vë edhe flakën, transmeton Telegrafi.

Ekipet e zjarrfikësve në qytetin Deli janë telefonuar në ditën e 10 qershorit, pasi kishte pranuar telefonat të shumta për zjarr në një shtëpi.

E derisa ekipet e zjarrfikësve u shfaqën në vendin e ngjarjes, dëshmitarët okularë kanë raportuar konfliktin mes fqinjëve në polici.

Eni Danham, gruaja që shfaqet në video, kishte pranuar që pamjet e kamerës së sigurisë të kontrollohen nga policia.

Sipas hetuesve ajo fillimisht kishte shkrepur dy plumba në drejtim të shtëpisë së fqinjës, dhe më pas kishte hedhur brenda saj një peshqir të djegur.

Ajo është arrestuar dhe akuzuar për zjarrvënie të shkallës së dytë si dhe për të shtëna në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version