Site icon Telegrafi

Pasi shpëtoi një burrë, adoleshentja në Kenia ra në lumë dhe ndërroi jetë

Ekipet e shpëtimit në Kenia kanë nxjerrë trupin e një adoleshenteje që u mbyt ndërsa ajo u përpoq të shpëtonte një burrë që ishte gjendur në telashe ndërsa po kalonte një lumë të fryrë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Anna Nduku, 19 vjeçe, ra në lumin Kandisi afër Ongata Rongai, në periferi të kryeqytetit, Nairobi, të martën.

Ajo është një nga më shumë se 130 njerëz që kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur që kanë rënë që nga tetori.

Anna Nduku shkoi për ta shpëtuar një burrë në një lumë të fryrë

Thuhet se zonja Nduku ishte duke iu përgjigjur britmave të ndihmës së një burri që rrinte i bllokuar në një pjesë të një ure që ishte në ndërtim e sipër.

Për fat të mirë Burri mbijetoi, por ndërsa përpiqej ta shpëtonte, ajo ra në lumë.

Nëna e zonjës Nduku, Elizabeth Mutuku, ishte afër kur ndodhi aksidenti.

“E pashë duke luftuar në ujë dhe u përpoqa ta shpëtoja. Unë e thirra ‘Anna, Anna!'”.

“Unë doja ta hidhja një shkop dhe ta nxirrja jashtë. Por lumi ishte fryrë dhe ajo po tentonte dhe tentonte – dhe pastaj u zhduk”. /Telegrafi/

Exit mobile version