Telegrafi

Pasi shpëtoi më 2001 gjatë luftimeve në Tetovë, polici maqedonas ndërron gjininë dhe bëhet prostitutë!

‘’Kam klient nga jashtë të cilët më paguajnë nga 200 euro dhe më shumë. Ju plotësoj të gjitha dëshirat. Këtë punë e bëj që të mbijetoj, por vetëm për shuma të majme’’, ka theksuar Jakimovski, i cili tregon se në jetën private akoma vazhdon t’i dashurojë femrat.

Andrea pranon se në “terrenin” e tij ka edhe prej atyre që i japin ‘’bakshish’’. Kështu, një ditë para futjes në shtëpinë e famshme ka qenë me një amerikan.

‘’Ishte shumë i kënaqur dhe për këtë më dha 100 euro bakshish. Në Maqedoni nuk kam çmim më të ulët se 50 euro, por ka edhe prej atyre që punojnë rrugëve për një çmim të lirë’’, shton ai.

Stojani vendosi që të bëhet femër para 14 vitesh, pasi mori pjesë në një aksion në luftën e zhvilluar në vitin 2001 në Maqedoni, më saktësisht në Tetovë. Në një nga aksionet e Policisë ai ka parë me sy vdekjen dhe pasi për fat ka shpëtuar, ka vendosur që të ndërrojë gjini duke u bë femër. /TetovaSot/