Katie Price tregoi trupin e saj me bikini teksa pushonte në plazhin e Tajlandës, vetëm disa ditë pasi iu kursye dënimi me burg.
Ish-modelja magjepsëse, 43-vjeçare, së fundmi u nis për në vendin e Azisë Juglindore me të fejuarin e saj Carl Woods, shkruan The Sun.
Me temperaturat maksimale prej 35 gradësh gjatë javës së kaluar, Katie sigurisht që ka shfrytëzuar maksimalisht rrezet e lavdishme të diellit atje.
Mamaja e pesë fëmijëve dukej e pabesueshme teksa kishte veshur një palë bikini dy-pjesëshe me ngjyrë të kuqe.
Katie, e cila së fundmi iu nënshtrua operimit të radhës në gjoks, tregoi linjat e saj trupore të tonifikuara nga palestra.
Ylli e mbajti diellin larg nga fytyra e saj me një palë syze dielli retro dhe u shtri mbi një peshqir të kuq të errët.
Rrugës për në plazh, ajo veshi disa pantallona të kuqe, shapka jeshile dhe i mbante gjërat e saj esenciale në një shportë.
Udhëtimi i saj aktual në Tajlandë vjen katër muaj pas vizitës së saj të fundit.
Çifti u ekspozuan në diell teksa shijuan një festë të mrekullueshme së bashku në mars.
Katie u nis për në Tajlandë me Carlin disa ditë më parë pasi ajo u largua nga burgu.
Javën e kaluar, nëna e pesë fëmijëve – tashmë me një dënim me kusht – u paraqit në gjykatë dhe iu dorëzua punë në komunitet për shkelje të një urdhër-ndalimi me një fjalë të turpshme, të cilat ia kishte dërguar partneres së ish-të dashurit të saj. /Telegrafi/