Tifozët holandezë duket se nuk dinë të ndalen, emocionet e ndeshjes i kanë shprehur në disa forma të cilat nuk janë dhe aq paqësore.
Së fundmi ata kanë goditur me sende të forta një makinë policie, duke i thyer totalisht xhamin e përparmë të saj.
Disa tifozë të tjerë siç shihet në video, i janë drejtuar një diskoteke ku janë futur në turmë.
Tifozët holandezë që nga pasdite janë treguar të dhunshëm në Tiranë.
Finalja e Ligës së Konferencës do të zhvillohet nesër në “Air Albania” mes Romës dhe Feyenoordit.