Telegrafi

Pasi shkaktoi incident diplomatik me Bosnjën, kryeministri malazez: Nuk e kam uruar Ditën jokushtetuese të Republikës Serbe

Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq, tha sot se nuk e përgëzoi presidentin etnitetit serb të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zeljka Cvijanoviqin, në Ditën jokushtetuese të Republikës Serbe.

Kryeministri malazez ka gjetur kohë tek tani pas shumë reagimeve rreth skandalit diplomatik që ka shkaktuar mes Bonjës dhe Malit të Zi.

“Në prag të Krishtlindjes, unë doja ta telefonoja, por për shkak të rrethanave, momenti i parë i lirë ishte nëntë janari”, tha Krivokapiq, raporton b92.

Lexo po ashtu Abazoviq nuk pajtohet me kryeministrin malazez: Ekziston vetëm Dita e Republikës së Bosnja-Hercegovinës

Ai shtoi se Cvijanovic ishte ndër të parët që e përgëzoi pasi mori postin e kryeministrit.

Cvijanovic tha se ishte mirënjohës për Krivokapiqin, i cili, siç deklaroi, e ftoi atë më 9 janar dhe uroi “të gjitha festat tona”. /Telegrafi/