Telegrafi

Pasi i shënoi gol Unitedit, Giroud u shoqërua me legjendën e Djajve të Kuq (Foto)

Olivier Giroud ka pasur një arsye të mirë të festuar të shtunën, ndërsa kaloi mbrëmjen i shoqëruar nga legjenda e Manchester Unitedit, David Beckham dhe ikona e Arsenalit, Robert Pires.

Sulmuesi francez i shpëtoi Topçinjtë nga humbja në derbin ndaj Djajve të Kuq duke shënuar golin e barazimit në fund të ndeshjes në Old Trafford.

Ai hyri në fushë si zëvendësues, ndërsa në minutën e 89-të i niveliozi shifrat, për të nxjerrë një pikë për skuadrën e tij.

Lexo po ashtu Giroud shpëton Arsenalin, barazim në ‘Old Traford’ (Video)

Pas ndeshjes, Giroud shfrytëzoi rastin që të relaksohej në shoqërinë e disa legjendave të Ligës Premier.

Nuk ka dyshim se Beckham nuk ka shkëmbyer fjalë aq të mira me 30-vjeçarin, kur kihet parasysh se ai vazhdon të jetë një mbështetës i Unitedit. /Telegrafi/

(Nga e majta) Olivier Giroud, Santi Cazorla, David Beckham dhe Robert Pires.