Artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Ermal Meta, ka njoftuar përmes profileve të tij në rrjetet sociale se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Këngëtari ka publikuar fotografi të testeve antigjen (RAT) që dëshmojnë se ai është pozitiv me coronavirus.
40-vjeçari ka treguar se përkundër që i ka marrë të tria vaksinat anti-COVID, ka qenë mjaft i sëmurë, porse tash është duke e tejkaluar.
“Përshëndetje njerëz. Më falni për mungesën time këto ditë, por pavarësisht nga tri dozat e vaksinës, u infektova me COVID dhe isha mjaft i sëmurë. Tani po shërohem”.
“Shpresoj të rikthehem në formë sa më shpejt të jetë e mundur. Ju përqafoj, shihemi së shpejti”, ka shkruar Ermali në rrjetet sociale. /Telegrafi/