Telegrafi

Pasi qëndroi me orë të tëra, ekipet e zjarrfikësve arritën ta bindin burrin të zbret nga Kulla e Ajfellit (Video)

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur ta bindin një burrë të zbret nga kulla e Ajfellit në Paris, pasi që ishte ngjitur pothuajse në maje të saj. Ai kishte qëndruar më orë të tëra në 270 metra lartësi.

Rreth 2,500 vizitorë të kësaj kulle janë evakuuar, pasi autoritetet e sigurisë panë një burrë duke u ngjitur lart, transmeton Telegrafi.

Ekipet emergjente menjëherë janë alarmuar duke u munduar t’i afrohen dhe ta bindin që të dorëzohet. E menaxhmenti i kullës, ka njoftuar se “zjarrfikësit kanë arritur ta bindin që të zbret”.

Deri më tani nuk dihet se për këtë saktësisht bëhet fjalë apo edhe cilat ishte motivet e tij. Ndërkaq, autoritetet lokale kanë njoftuar se kanë rihapur për vizitorë kullën. /Telegrafi/