Jennie Esler nga Britania e Madhe, e ka gjetur këtë insekt pasi është kthyer nga një pushim disaditor në Antigua.
“Është e pabesueshme se si nuk më ka sulmuar”, ka shkruar ajo përbri fotografisë së insektit, që e ka postuar në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Sipas biologëve, ky shumëkëmbësh është aq helmues sa që mund të mbysë një fëmijë apo një të rritur që vuan nga alergjia. /Telegrafi/