Një 28-vjeçare nga Meksika është detyruar ta sjellë në jetë foshnjën e saj në hyrje të spitalit në pjesën jugore të Meksikës, pasi që spitali në të cilin ishte nisur ajo ishte plotë me pacientë të prekur me COVID-19.
Ajo kishte pritur 10 minuta para spitalit, pas tentimeve të dështuara të partnerit të saj për ta bindur personelin që ta pranojnë, transmeton Telegrafi.
Personeli mjekësor i kishin thënë familjes së saj që të pret para spitalit që ishte i mbushur me pacientë të prekur me COVID-19, kurse në video shihet se si mjekët dhe infermieret e rrethojnë gruan që sjell në jetë djalin.
Në video shihet se si në një moment shihet se si e mbështjellin foshnjën me batanije dhe e fusin me shpejtësi në spital.
E ëma dhe fëmija i saj i pestë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë. /Telegrafi/