Për herë të parë që nga shpërthimi i epidemisë së coronavirusit në dhjetor të vitit të kaluar në qytetin kinez Wuhan, sot për herë të parë nuk është regjistruar as edhe një rast i ri me COVID-19.
Komisioni Kombëtar për Shëndetësi ka raportuar për 34 raste të reja në rajonin e Hubeit, duke theksuar se të gjithë të testuarit kishin ardhur nga jashtë, transmeton Telegrafi.
Që nga fillimi i epidemisë Kina kishte regjistruar mbi 81 mijë raste me coronavirus dhe mijëra tjerë të vdekur, por pasi që gjendja në këtë vend është stabilizuar ata kanë vendosur të nisin një betejë tjetër – të ndihmojnë italianët në luftimin e COVID-19.
Raportohet se më shumë se 300 mjekë nga repartet e kujdesit intensiv në Kinë, tashmë kanë mbërritur në Itali për të ndihmuar kolegët e tyre për t’i shëruar pacientët. Së bashku me ta kanë mbërritur edhe maskat mbrojtëse, respiratorët dhe pajisjet tjera medicinale.
Vetëm në një spital të përkohshëm në Milano do të nevojiten 500 mjekë dhe rreth 1.400 infermiere, që do të kujdesen për 400 pacientë në kujdesin intensiv. Shumica e mjekëve dhe infermiereve kineze që kanë mbërritur në Itali tashmë janë lajmëruar në Kryqin e Kuq të Italisë.
E vetëm një ditë më parë në Milano janë pritur një grup prej 37 mjekësh dhe 20 tonë pajisje medicinale që do të shpërndahen nëpër spitalet në tërë Lombardinë, rajon ky më së shumti i prekur nga coronavirusi. /Telegrafi/