Ylli uellsian Gareth Bale është bërë me bust të vetin i cili është vendosur në Cardiff, aty ku do të zhvillohet ndeshja finale e Ligës së Kampionëve.
Por Bale ndoshta nuk është duke u ndjerë rehat, pasi bustin e tij e ka bërë skulptori Emanuel Santos, ai që e kishte bërë edhe atë të, Cristiano Ronaldos, që u kritikua shumë.
Skulptura e tij do të shihet nga të gjithë tifozët pasi ajo do të vendohet Principality Stadium.
Santos kishte marrë kritika, por ai ishte përgjigjur duke thënë se kjo është skulpturë e jo foto.
‘Nuk kam problem me këso gjërash”.
‘Njoh shumë njerëz që nuk u ka pëlqyer pasi thonë se nuk është i njëjtë. Unë mundohet tua shpjegoj se nuk është foto”, kishte thënë ai.
Statuja peshon 40 kilogram dhe ka përfunduar për 264 orë punë.
Skulptori është tifozë i Realit dhe nga ky bust ka fituar 25 mijë funte. /Telegrafi/