Veprimi i yllit të Real Madridit, Jude Bellingham është bërë viral pas barazimit 2-2 me Valencian në Mestalla, pavarësisht zhgënjimeve të anglezit pasi gjyqtari Jesus Gil Manzano vendosi të anulojë golin e fitores për Los Blancos dhe më pas ta ndëshkojë anglezin me karton të kuq pas përfundimit të takimit.
Derisa po largohej nga stadiumi i rivalit, mesfushori u rrethua nga tifozë të vegjël që dëshironin me çdo kushte foto nga ai.
Duke parë përtej zhgënjimit të fundit në Mestalla, Golden Boy 2023 tregoi ende anën e dashur të personalitetit të tij ndërsa ikona e Tre Luanëve pozoi për selfie dhe firmosi autografe, të gjitha duke buzëqeshur.
20-vjeçari ishte më se i lumtur të bisedonte me fansat – të cilët të gjithë prisnin me padurim të takonin heroin e tyre – dhe kjo përfshinte një foto me katër të rinj në fund të klipit, ku dy prej tyre zgjodhën të rikrijonin festën e tij.
Bellingham ka marrë shumë mbështetje për momentin e hidhur të kartonit të kuq dhe kjo video e dëshmon më së miri se ai nuk e meritoi të ndëshkohej, pasi kishte menduar se kishte shënuar golin e fitores për Real Madridi. /Telegrafi/