Telegrafi

Pasi përfundoi në liqenin e ngrirë të Miçiganit, i riu po luftonte me vdekjen – publikohen momentet dramatike të shpëtimit të tij

Ky është momenti kur një person u shpëtua nga Liqeni i akullt i Miçiganit në mëngjes pas ditës më të ftohtë të vitit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e publikuara nga Departamenti i Policisë së Çikagos të dielën tregojnë mashkullin 22-vjeçar derisa përpiqet të dalë nga uji i ftohtë, rreth orës 7 të së shtunës, pastaj ai zhduket nga pamja.

Në momentet që ndodhin jashtë kamerave, një njeri që kishte dalë për të vrapuar besohet të ketë vërejtur dikë në ujë dhe rishfaqet në kamera ndërsa përpiqet të ndalë veturat që po ecnin, për ndihmë.

Viktima – fytyra e së cilës është turbulluar për të fshehur identitetin e tij – shihet furishëm duke u lëkundur.

Gjithsesi është e paqartë nëse shoferet që kalojnë kanë thirrur shërbimet e emergjencës ose vrapuesi – por shpejt pas kësaj, një kamion zjarrfikësish shihet në vendngjarje dhe oficerët e SWAT depërtojnë nëpër tokën e mbuluar nga bora dhe pastaj drejt liqenit.

Më pas autoritetet janë parë duke e mbuluar njeriun me një çarçaf të bardhë për të ndihmuar në mbajtjen e trupit të tij të ngrohtë.

Pas kësaj, personi i cili është e paqartë se si përfundoi në liqenin e ngrirë, ai është transmetuar në spital, në gjendje kritike. /Telegrafi/