Telegrafi

Pasi përfshihet nga zjarri, shembet rrokaqielli – pamjet e shembjes së ndërtesës në Sao Paolo (Video)

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e shembjes së një ndërtese në Sao Paolo, pasi ishte përfshirë nga zjarri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zjarri masiv goditi dy ndërtesa në Largo do Paissandu të martën, duke shkaktuar një nga pronat të papritmas rrëzohej.

Gjithsesi, Departamenti i zjarrit ka thënë se nuk ka rrezik që ndërtesa e dytë të shembet.

Raportet paraprake tregojnë se ndërtesa e cila u rrëzua ishte e pabanuar dhe se nuk kishte lëndime, megjithëse ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Ndërkohë bëhet e ditur se Policia ushtarake krijoi një kordon sigurie prej tre bllokash rreth zonës si një masë paraprake dhe evakuoi ndërtesat aty pranë. /Telegrafi/