Një grua e infektuar me një coronavirus u fut në një postë në Zagreb, dhe pasi pagoi faturat, u tha të pranishmëve se ajo ishte e prekur me coronavirus dhe se gjithçka duhet të dezinfektohet.
Zyra postare u mbyll dhe u thirr një epidemiolog.
Kreu i Mbrojtjes Civile të Zagrebit të Ri, Valentin Rajkoviq, tha për HRT se gruaja duhet të kishte qenë në izolim.
“Në mëngjes, ajo erdhi të paguante faturat dhe kur i mbaroi, ajo tha se ishte e infektuar me coronavirus dhe se gjithçka duhej të dezinfektohej”, tha Rajkoviq.
Ai gjithashtu tha se atyre u ishin dhënë urdhra që të rendisnin të gjithë personat që ishin në postë në atë moment dhe do të vendoseshin në izolim. /kp/Telegrafi/