Site icon Telegrafi

Pasi mori vëmendjen me këndimin e saj, presidentja kroate thotë se nuk do të heqë dorë përkundër kritikave për vokalin e saj

Kolinda Grabar-Kitarovic (Foto: Phil Walter/Getty Images/Guliver)

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, sërish ka marrë vëmendjen e opinionit me deklaratat e saj, kësaj radhe e ka komentuar këndimin e saj para hyrjes në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në New York.

Ajo ka thënë për HRT se askush nuk mund t’i kënaqë të gjithë, sepse nëse përpiqeni ta bëni këtë, atëherë nuk do të kishit mendimin tuaj.

“Unë gjithmonë them se ‘kush këndon, nuk mendon keq’. Unë këndoj ashtu si këndoj”, ka thënë fillimisht 51-vjeçarja duke shtuar se do të përpiqet ta përmirësojë zërin e saj.

https://youtu.be/PZOBwjZBE74

“Problemi është se nuk po arrij të këndoj sa duhet. Kur këndoja në korin e kishës (si e vogël) kam pasur kohë për të ushtruar, sepse si çdo aktivitet tjetër, duhet të këndoni shumë në mënyrë që të këndoni mirë”.

“Mirëpo kjo nuk ka rëndësi. Me rëndësi është se përmes këtij gjesti tregoj se jam njeri, unë jam femër, jam një nga ju”.

“Nuk më interesin nëse më kritikojnë dhe nuk më intereson se distonoj. Askush nuk duhet të përmbahet nga këndimi apo ndonjë aktivitet tjetër, nëse dikush tjetër të thotë se nuk je i/e mirë”, konsideron Grabar-Kitarovic. /Telegrafi/

https://twitter.com/DaZivimSan/status/1176960805536960515

Exit mobile version