Mirlind Kryeziu ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pasi kishte bërë testin dy ditë më parë.
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës kësisoj u bë lojtari i parë i Zurichut që rezulton pozitiv me coronavirus.
Lajmin fillimisht e dha klubi zviceran, ndërsa më vonë atë e konfirmoi në një prononcim ekskluziv për Telegrafin edhe mbrojtësi kosovar.
Por gjatë ditës së sotme Zurich ka konfirmuar se përveç Mirlind Kryeziut edhe futbollistë të tjerë kanë rezultuar pozitiv pas testeve të bëra.
Megjithatë Zurich nuk i ka përmendur emrat e pjesëtarëve të tjerë të infektuar.
“Gjatë ditës së djeshme të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e stafit si dhe të punësuarit në FCZ janë testuar për coronavirus. Ka rezultate të tjera që kanë dalë pozitive. Të gjithë janë të izoluar në shtëpitë e tyre”.
“Jemi duke iu përmbajtur të gjitha këshillave dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me SFL (Federatën zvicerane), dhe tani po analizojmë se si të vazhdojmë. Për momentin nuk mund të jepen më shumë informata”, ka shkruar faqja zyrtare e Zurichut.
ℹ️ Gestern wurden sämtliche Kaderspieler und Staffmitglieder der ersten Mannschaft sowie #FCZ-Mitarbeitende im Umfeld des Fanionteams auf das Coronavirus getestet. Dabei waren weitere Resultate positiv.
Weitere Informationen: ??https://t.co/Xs8msoKx8j#fczuerich #stadtclub pic.twitter.com/fpJvLtBksS
— FC Zürich (@fc_zuerich) July 11, 2020
Për momentin dy ndeshjet e Zuirchut janë shtyrë, por ekziston rreziku që të ndalohet komplet liga e Zvicrës.
Gjithsesi nga e hëna pritet që SFL të dalë me një vendim zyrtar rreth kësaj çështje nëse do të vazhdohet kampionati ose jo.
Kujtojmë që te Zurichu përveç Mirlind Kryeziut janë edhe lojtarë tjerë shqiptarë si Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Toni Domgjoni e Lavdim Zumberi. /Telegrafi/