Komuna e Malishevës ka njoftuar se nesër do të rihapen dy shkolla në Damanek dhe në Kijevë, vendim ky që është marrë në takimin e Task-Forcës komunale për arsim.
“Deri te ky vendim ka ardhur, pasi është konfirmuar nga IKSHPK, se i tërë stafi i mësimdhënësve ka rezultuar negativ, ndërsa edhe nxënësit, përjashtuar dy raste, kanë rezultuar negativë”, thuhet në faqen zyrtare të komunës në Facebook.
Po ashtu komuna ka njoftuar se sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, nga 178 persona të testuar, vetëm dy raste kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe të dy rastet janë izoluar.