Nora Gjakova ka përparuar për dy pozita në ranglistën olimpike të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF).
Derisa sipas renditjes së kaluar xhudistja pejane kualifikimin e siguronte vetëm falë normës kontinentale si evropiania e fundit e kualifikuar, në ranglistën e re ajo është e ranguar në vendin e 19-të që i garanton normën olimpike për “Rio 2016”.
Nora në renditje tashmë i ka lënë prapa rusen Irina Zabludina e holandezen Sanne Verhagen që janë në zonën e normës kontinentale. Gjakova synon që deri më 31 maj, kur mbyllet cikli olimpik në xhudo, të përparojë edhe për ndonjë pozitë, shkruan kohaditore.
Ngritjen në ranglistën e kategorisë deri 57 kilogramë, Nora e arriti falë suksesit që e pati të premten në turneun Grand Prix që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku fitoi medaljen e argjendtë. Ajo medalje ia siguroi plot 180 pikë për renditje, që janë pikët më të mëdha të fituara ndonjëherë nga 23-vjeçarja.
“Kjo medalje ka qenë shumë e rëndësishme që të ngrihem më lart në ranglistë dhe të kalojë zonën e normës olimpike kontinentale. Forma ime ka qenë e mirë deri diku, por jo 100%, pasi jemi duke punuar që të jemi sa më të përgatitur për kampionatin evropian që mbahet në prill”, ka thënë Gjakova të hënën për gazetën