Pep Guardiola është deklaruar pas humbjes 2-0 të Manchester Cityt në udhëtim te Tottenham Hotspuri.
Citizens u mposhtën në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier nga Spurs, duke mbetur mbrapa Liverpoolit në 22 pikë.
Trajneri spanjoll që kishte mbajtur lojtarët për rreth një orë në zhveshtore, ka thënë se ai është krenar me lojtarët e tij, por sot nuk ia dolën.
“Po flisja me stafin tim, gruan, dhe disa prej lojtarëve” ka thënë Guardiola, i pyetur për vonesën e lojtarëve në dhomat e zhveshjes.
“Sa krenar jam për ta, por nuk është e mjaftueshme. Dua të shoh lojtarët e mi të luajnë në atë mënyrë” shtoi më tej ai.
Në ndeshjen e radhës ndaj West Ham United, City do të jetë pa Oleksandr Zinchenkon, që u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në ndeshje. /Telegrafi/