Ish-lojtari i Partizanit të Beogradit, Arton Zekaj, vendosi që pas ndeshjeve për grupmoshat e reja të kombëtares serbe, të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.
Sipas burimeve të sigurta të Novosti.rs, lojtari që nga java e ardhshme do të ketë të drejtë të luajë për “Dardanët”.
E gjithë kjo pasi që Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka pranuar kërkesën e lojtarit që të braktis serbët për përfaqësuesen sonë.
Zekaj ka lindur 19 vjet më parë në Suboticë edhe ishte kapiten i grupmoshave të reja të ekipit kombëtar të futbollit, kurrë nuk u ftua në ekipin e parë të Serbisë.
Pas Partizanit, ai ishte lojtar edhe Backas dhe Sopotit, ndërsa vitin e kaluar nënshkroi me ekipin francez të Lilles.
Ndryshe, futbollisti pritet që të ftohet nga trajneri jonë, Bernard Challenders, i cili së fundi ka publikuar listën për ndeshjet e ardhshme të kualifikueseve të kampionatit evropian të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/