Telegrafi

Pasi luajti me dhimbje për disa javë, Gjimshiti i nënshtrohet operacionit për korrigjimin e një hernie

Berat Gjimshiti (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Mbrojtësi shqiptar i Atalantas, Berat Gjimshiti, ka luajtur me dhimbje për disa javë, në mënyrë që t’i ndihmonte skuadrës së tij që të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.

Ai e kishte shtyrë për një kohë ndërhyrjen kirurgjike për korrigjimin e një hernie, ndërsa tashmë është operuar.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë është operuar vetëm 48 orë pas përfundimit të sezonit 2018/2019 në Serie A, me ç’rast zikaltrit u kualifikuan në garën më të madhe evropiane për klube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Berat Gjimshiti

“Operacioni përfundoi, tash është koha për t’u shëruar”, ka shkruar Gjimshiti në Instagram, ku e ka publikuar edhe një fotografi nga spitali.

Atalanta kishte mungesa në mbrojtje në muajt e fundit të sezonit, duke qenë se Rafael Toloi ishte i lënduar, prandaj futbollisti shqiptar u detyrua ta duronte dhimbjen, në mënyrë që skuadra e tij të kishte sukses. /Telegrafi/