Klubi i Superligës së Turqisë, Giresunspor, ka marr një dënim të rëndë pas trajtimit të turpshëm të një futbollisti që u diagnostikua me kancer në testikuj.
Përkatësisht, klubi nga rangu elitar i futbollit turk e solli në janar brazilianin Jean Pyerre si huazim 18-mujor nga Gremio, por ai u largua nga klubi pasi u diagnostikua me kancer.
“Disa situata në jetë ndodhin thjesht si një shenjë. Pas të gjitha ekzaminimeve dhe nënshkrimit të kontratës me Giresunspor, u zbulua një tumor i vogël. Situata është delikate, por shanset për shërim janë të mëdha. Dhe unë do të shërohem”.
FIFA punished Giresunspor and now the club got two-term transfer ban and must pay 765,000 euros to Brazilian footballer Jean Pyerre.
Turkish club terminated Pyerre’s contract after he was diagnosed with testicular cancer during his health checks.https://t.co/WeRKXwaV5N
— Fuad Alakbarov (@DrAlakbarov) October 18, 2022
“Vendimi im është të kthehem në Brazil dhe të trajtoj sëmundjen me mjekë që kam besim dhe të jem me familjen time”, kishte thënë Pyerre në atë kohë.
Giresunspor para se të debutonte braziliani, vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me të, për këtë arsye Federata Botërore e Futbollit (FIFA) reagoi dhe e ndëshkoi ashpër klubin turk.
FIFA pasi morën parasysh të gjitha detajet, vendosën të gjobisin Giresunsporin me 765 mijë euro me ndalim transferimi deri në dy vjet.
Pyerre është shëruar plotësisht dhe ka gjetur një klub të ri në më pak se tre muaj, duke kaluar te Avai. /Telegrafi/