Në kantonin Waadt në Zvicër, për një kohë të shkurtër kishin ndodhur disa grabitje të armatosura të furgonëve që mbanin para.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, grabitja e fundit, e cila ndodhi në orën 19.40 të hënën, madje u regjistrua edhe me një kamerë nga një dëshmitar.
Si pasojë, tri automjeteve iu vu zjarri dhe një sasi e madhe parash u morën, tha Policia Kantonale e Waadt.
Ndërkohë, pamjet thuhet se tregojnë grabitësit që nxjerrin me shpejtësi kutitë e parave nga furgonët, duke i futur në makinat e tyre.
Madje, para se të ikin, grabitësit ua vunë zjarrin një transportuesi që mbante paratë dhe dy automjeteve të tyre të përdorura për vjedhje, e gjitha për të larguar gjurmët.
Sipas mediave të huaja, kërkimi për autorët deri më tani ka dështuar: Grabitësit janë zhdukur në një drejtim të panjohur, duke vozitur me automjete të mëdha të zeza.
Siç bëhet e ditur, automjeti i grabitur me para është në pronësi të SecurePost, një filial i Swiss Post. /Telegrafi/