Site icon Telegrafi

Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka reaguar ndaj komenteve të zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance lidhur me vendin e tij, duke i quajtur ato “të papranueshme”.

Ai ka thënë se zv/presidenti amerikan e kishte krahasuar demokracinë gjermane me një regjim autoritar, shkruan skynews.

Lexo po ashtu JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Vance e kishte sulmuar Gjermaninë për atë që e përshkruante si sulme ndaj qytetarëve të saj për publikimin e komenteve anti-feministe.

“Kjo nuk është e pranueshme. Kjo nuk është demokracia që unë e shoh çdo ditë në parlament. Në demokracinë tonë çdo opinion ka një zë” , tha Pistorius dhe shtoi se “por demokracia nuk do të thotë që një pakicë e zhurmshme do të jetë automatikisht e drejtë. Ata nuk mund të vendosin se çfarë është e vërteta. Jam i lumtur që jetoj në Evropë, ku demokracia mbrohet kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm”.

Në lidhje me Ukrainën, ministri gjerman tha se një paqe e brishtë që vetëm shtyn luftën nuk është një opsion.

Fjalët për mundësitë e lëshimeve ukrainase ndaj Rusisë si pjesë e negociatave kanë ngritur frikë në disa qarqe se Konferenca e Sigurisë në Munihut mund të pasqyrojë marrëveshjen e nënshkruar në të njëjtën qytet në vitin 1938, e cila i dha mundësinë Gjermanisë së Adolf Hitlerit të aneksojë një rajon të Çekosllovakisë, me shpresën se do të parandalonte luftën, por vetëm një vit më vonë shpërtheu Lufta e Dytë Botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version