Telegrafi

Pasi kreu vjedhjen, hajni shkroi një mesazh të çuditshëm (Foto)

Policia në Retford të Anglisë, është vënë në kërkim të hajnit që ka shkruar një mesazh në tavolinën e shtëpisë ku e ka kryer vjedhjen.

Me anë të kësaj fotografie ku shfaqet shënimi, po kërkohet nga të gjithë që e njohin se kush shkruan në këtë formë, të lajmërojë forcat e rendit, transmeton Telegrafi.

Vodhi ari dhe para, më pas la shënimin bizar

Mësohet se kjo vjedhje që ka ndodhur në fund të vitit të kaluar, është ende nën hetime sepse nuk ka lënë asnjë shenj që ndihmon në zbardhjen e rastit.

“Asgjë personale, i urrejë policët dhe policet”, është shënimi bizar, që shoqërohet në fund me një X.

Nuk dihet se kush mund të jetë ky njeri, që pasi ka vjedhur ari, para dhe një iPad i ka lëshuar të gjitha krojet dhe është larguar. /Telegrafi/