Telegrafi

Pasi Khabib u tërhoq, Justin Gaethje do të jetë kundërshtari i Tony Ferguson në UFC 249

Tony Ferguson nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka gjetur kundërshtarin e radhës.

Ylli i MMA do të përballje me Khabib Nurmagomedovin më 18 prill për titullin e kampionit në peshat e lehta, por për të katërtën herë, ajo dështoi.

Mirëpo, Ferguson nuk ka humbur shumë kohë dhe është pajtuar menjëherë për përballjen që do të zhvillohet pikërisht në atë datë të këtij muaji.

Khabib Nurmagomedov (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Në një bashkëbisedime me presidentin e UFC-s, Dana White, është arritur marrëveshja që ai të ballafaqohet me Justin Gaethje.

Khabib ishte arsyetuar se ai nuk do të luftojë me fegusonin në UFC 249 në këtë krizë nga coronavirusi dhe nuk dëshiron të rrezikojë shëndetin e tij.

Lexo po ashtu Coronavirus: Khabib konfirmon se përballja me Tony Fergusonin është anuluar

Si zëvendësues i tij parashikohej edhe Conor McGregor, mirëpo marrëveshja tashmë ishte arritur me Gaethje.

Kujtojmë se Ferguson është kampion i përkohshëm në peshat e lehta dhe kundërshtari i tij i radhës do të ketë shansin që t’i rrëmbejë titullin. /Telegrafi/

We got a fight!! Tony Ferguson vs Justin Gaethje is official for interim lightweight title at #UFC249!!

Publiée par UFC sur Lundi 6 avril 2020