Telegrafi

Pasi i këndoj nënës, tani Gold Ag këngë për babën (Video)

Gold Ag nuk e ka ndërmend të ndalet sa i përket projekteve muzikore.

Reperi së fundi ka paralajmëruar përmes llogarisë personale në Instagram se së shpejti do të sjell këngën e re.

“Babë”, titullohet kënga më e re e këngëtarit, të cilën pritet ta shoqëron edhe me videoklip.

Kujtojmë se kohë më parë Gold Ag i këndoj edhe nënës, përkatësisht kishte bashkëpunuar me Shyhrete Behlulin në këngën ‘Dashnia e nanës’. /Telegrafi/