Telegrafi

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Një moment paksa i çuditshëm është regjistruar, ku shfaq momentin kur nja hajn përjeton diçka që kurrë nuk kishte besuar se mund t’i ndodhë.

Në momentin që hajni ishte munduar të plaçkit një grua, ndodhë befasia ku gruaja e cila ishte cak, kap hajnin të cilin në shenjë ndëshkimi e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq rrugëve të Kolumbisë, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si hajni i cili ishte munduar të plaçkit siç duket gruan e gabuar, fillon të bërtasë dhe qajë në momentin që ajo e kap për flokë, dhe ia largon thikën me të cilën kishte planifikuar ta kërcënojë në rrugët e frekuentuara të Bogotasë.

Dhe derisa turma po shikonin të habitur, gruaja detyron hajnin të zhvesh rrobat dhe më pas për ta poshtëruar sa më shumë, i thotë të vrapoj i lakuriqur nëpër rrugë. /Telegrafi/