Jeta private e afaristit shqiptar, Qazim Osmanit është temë e mediave roze të shtetit serb.
Së fundi, po raportohet rreth lidhjes disamujore të Osmanit me këngëtaren 19-vjeçare serbe, Teodora Džehverovic.
Madje, dy muaj gjatë verës çifti kaloi në Poreç të Kroacisë, ku shijoi plazhet fantastike kroate në jahtin e shqiptarit.
Osmani e ka pranuar se është shoqëruar për disa ditë me ish-pjesëmarrësen e reality showt, “Kooperativa”.
Sot është publikuar një video teksa shihet dyshja duke u argëtuar në shoqëri të njëri-tjetrit.
Bukuroshja shihet teksa këndon baladë dashurisë “Imendan” gjersa çifti gjendet në kazinonë e shqiptarit në Poreç.
Ndryshe, Osmani ka qenë për një kohë edhe me këngëtaren serbe Stanija Dobrojevic dhe atë malazeze, Manda Popovic. /Telegrafi/