Site icon Telegrafi

Pasi kaloi 46 vjet në burg, u shpall i pafajshëm – tani pritet të merr një dëmshpërblim prej 1,5 milion dollarë

Para se të bëhej artisti më i pazakontë i Amerikës, Richard Phillips ishte në burg, për një kohë prej 46 vjet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për njeriun i cili në vitin 1971, ai u arrestua për një vrasje që tani e dimë se nuk e ka kryer.

Dhe për të kaluar kohën dhe për të shtrembëruar padrejtësinë, ai pikturonte.

“Ishte sa për të bërë diçka, për të zënë mendjen time”, tha Phillips. “Unë mund të gjendesha para njërës prej pikturave të mia dhe të qëndroja aty me orë të tëra”.

Kështu e kaloi ai shumicën e kohës, për rreth 46 vjet, derisa ai u lirua pranverën e kaluar. Kjo është më shumë kohë se çdo njeri tjetër i shpallur i pafajshëm në historinë e SHBA.

Pas gjithë kësaj, ai u larguan nga burgu duke marrë me vete një dëmshpërblim hiq më të madh se një biletë autobusi.

Megjithatë, pikturat e tij janë shitur me mijëra dollarë.

Përveç kësaj, ai së fundmi është paralajmëruar se mund të përfitojë një dëmshpërblim nga shteti.

Kjo pasi që, avokati i shtetit më në fund është pajtuar se ato vite të humbura ishin me vlerë 1.5 milion dollarë. Tani ligjvënësit e shtetit vetëm duhet të miratojnë paratë. /Telegrafi/

Exit mobile version