Lady Gaga, gjatë ditës së sotme ka ofruar një shërbim prej 500.000 dollarësh dy personave që I vodhën dy qentë e saj.
Një veprim të tillë e bëri një këmbësor në Los Angeles, ndërsa u largua me dy prej qenve, Koji dhe Gustav, ndërsa Mis Asia arriti të largohej, shkruan Mirror.
Ndërkohë, në rrjete sociale ajo ka thyer heshtjen, duke treguar me pikëllim mungesën e tyre.
My beloved dogs Koji and Gustav were taken in Hollywood two nights ago. My heart is sick and I am praying my family will be whole again with an act of kindness. I will pay $500,000 for their safe return. Email KojiandGustav@gmail.com to contact us. pic.twitter.com/3NY9u7Mw2K
— Lady Gaga (@ladygaga) February 26, 2021
“Qentë e mi të dashur Koji dhe Gustav u morën në Hollywood dy natë më parë. Jam e lënduar dhe po lutem që familja ime të shërohet përsëri me një akt mirësie, shkruajti Gaga.
Tutje ajo shtoi: “Unë do të paguaj 500,000 dollarë për kthimin e tyre. Dërgoni me email KojiandGustav@gmail.com për të na kontaktuar”.
Ndërkohë është e paqartë nëse hajdutët e dinin se qentë i përkisnin Gaga-s. Sidoqoftë, bulldogët francezë janë shumë të kërkuar dhe shiten diku midis 3,000- 5,000 dollarë. /Telegrafi/