Shishja më e madhe në botë e uiskit, e quajtur “The Intrepid”, është shitur për rreth 1.4 milion dollarë (1.3 milion euro), sipas shtëpisë së ankandit “Lyon & Turnbull”.
Shishes, e cila është rreth 1,8 metra e lartë, iu dha Rekordi Botëror Guinness në shtator të vitit 2021, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
#TheIntrepid – officially the world's largest bottle of Scotch #whisky – reaches £1.1 million in today's auction. An adventure from the start, The Intrepid project is dedicated to the spirit & experience of exploration. pic.twitter.com/9G6TJ8nLQg
— Lyon & Turnbull (@LyonandTurnbull) May 25, 2022
Ajo përmban 311 litra dhe është e barabartë me 444 shishe standarde.
Themeluesi i “The Intrepid Project”, Daniel Monk, tha: “Për mua dhe të gjithë ekipin projekti Intrepid ka qenë gjithmonë më shumë se paratë”.
Shishja e madhe nuk është “mbajtësja” më e shtrenjtë e uiskit e shitur ndonjëherë. Ky nder i shkon një Macallan 60-vjeçar i shitur për 1.53 milion dollarë në vitin 2018. /Telegrafi/