Modelja e cila së fundmi bëri bujë në media, Kinsey Wolanski, ka postuar një video në rrjetet sociale duke i dhuruar një puthje të dashurit të saj, Vitaly Zdorovetskiy, në një cep të një shatërvani para 100 fansave në Barcelonë.
Por, përderisa çifti ishte duke i dhuruar puthje njëri-tjetrit, ata humbën baraspeshën dhe ranë në ujë (natyrisht se gjithçka ishte e planifikuar).
Bukuroshja, e cila e promovoi faqen për të rritur të Vitalit kur u fut në fushën e stadiumit Wanda Metropolitano me një palë bikini gjatë finales së Ligës së Kampionëve, dukej e shokuar kur doli nga uji.
22-vjeçaren e ndihmoi i dashuri i saj dhe u desh t’ia mbulonte gjoksin e lagur me duar pasi ishte kthyer përballë publikut që duartrokisnin.
“Kur nuk mund të bëhesh aktore, atëherë duhet t’u japësh njerëzve një performancë në tjetër”, është përshkrimi i saj.
Veprimi i biondes në finalen e Ligës së Kampionëve përfundoi me pesë orë burg në Spanjë. Ajo u dënua edhe me gjobë prej 15.000 eurosh për thyerjen e rregullave të UEFA-s por me këtë veprim fitoi jashtëzakonisht shumë publicitet për faqen e të dashurit të saj.
Kinsey pohon se kjo është lëvizja më e mençur që ka bërë në karrierën e saj, pasi ka fituar më shumë se dy milionë ndjekës në Instagram, edhe pse iu desh të rikthente faqen disa herë. /Telegrafi/